Me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale parashihet hapja e kanalit të katërt në servisin publik radiodifuziv, i cili do të duhet t’i përfshijë mevojat mediale të bashkësive më të vogla në Maqedoni. Servisi publik radiodifuziv do të ketë programin e parë në gjuhën maqedonase, Kanalin kuvendor, kanalin e tretë me 24 orë program në gjuhën shqipe dhe kanalin e katërt, ku do të meetoheshin programe në gjuhën turke, rome, serbe, boshnjake dhe vllehe, përcjell Fol.

Redaksitë e programeve të bashkësive më të vogla përballen me numër më të madh problemesh gjatë realizimit të përmbajtjeve programore. Erdem Ahmet, gazetar në redaksinë në gjuhën turke në RTVM sot theksoi se maksima “Një shoqëri për të gjithë” do të duhej të vlente për pjesëtarët e bashkësive më të vogla në vend, sepse edhe bashkësia shqiptare tashmë ka program dhe televizione të cilat emetojnë 24 orë program. Ai foli në emër të pesë redaksive të bashkësive më të vogla në tryezën e rrumbullakët “Sfida dhe rruga para nesh në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të redaksive të servisit publik në gjuhët e bashkësive” që u mbajt në organizim të OSBE-së.

Duke folur për problemet me të cilat përballen këta gazetarë, Ahmet tha se ata kanë një kamerë në ndërrim kështu që ndonjëherë kanë problem të merren vesh se kush do ta shfrytëzojë, në internet nuk ekzistojnë për shkak të problemit në ueb faqen e RTVM-së, kanë probleme kadrovike përkatësisht në disa redaksi punojnë vetëm gazetarë të moshuar, ndërkaq ka edhe redaksi me vetëm një gazetar.

Ai theksoi se ata nuk kanë informata për atë se cila redaksi sa orë program do të mund të realizojë në gjuhën amtare të kanalit dedikuar për ta, e as ndërkaq se si do të mbuilohet kjo financiarisht. Kërkoi që personi udhëheqës i këtij kanali të katërt të zgjidhet prej tyre, pa iu imponuar zgjidhje kadrovike nga një bashkësi tjetër etnike.

Kryeredaktorja e kanalit të dytë programor të RTVM-së, Migena Gorenca, që i mbulon programin në gjuhën shqipe dhe të bashkësive, i theksoi problemet serioze me të cilat përballen gazetarët posaçërisht nga bashkësitë më të vogla.

“Nevojiten njerëz të rinj, teknologji e re, kemi dëshirë të zhvillohemi”, theksoi Gorenca.

Problemet me të cilat përballen këto redaksi janë notuar edhe në raportin e ekspertit të angazhuar nga OSBE-ja, Xhonatan Stonman.

Ministrat e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe i Komunikimeve dhe llogaridhënies, Robert Popovski e theksuan angazhimin e Qeverisë për zgjidhje të problemeve në servisin publik radiodifuziv dhe theksuan se me rëndësi të posaçme është prëforcimi i RTVM-së, ndërkaq formimi i kanalit të ri sfidë.

Paralajmëroi se të gjitha versionet e ligjit, i cili ende është i kapshëm për opinionin për komente në RVNE (Regjistri i vetëm nacional elektronik), do t’i parashtrohen OSBE-së në mënyrë që ata të dekalrohen për tekstin.

Mançevski edhe njëherë përsëriti se Qeveria nuk duhet të jetë motor për zgjidhje të problemeve të mediumeve dhe gazetarëve dhe se pas debateve të fundit është hapur dilema nëse Qeveria duhet të propozojë çfarëdo qoftë. Motori duhet të jenë shoqatat mediale, ishte decid Mançevski. /Fol/