Shkruan Shefik Duraku

Koncepti Qytetarë i përfaqësuar nga LSDM dhe koncepti multietnik i Shqiptarëve i mbështetur edhe nga faktori ndërkombëtarë bien ndesh dhe krijojnë pasiguri dhe konfuzion në shoqëri. Në këtë rast edhe faktori ndërkombëtarë nuk është shumë i qartë në qëndrime, për shkak se edhe EU edhe SHBA janë nënshkrues të Marrëveshjes së Ohrit e cila promovon shtetin multietnik dhe shoqërinë multietnike.
Ky koncepti qytetarë i Zaevit bie ndesh me këtë frymë, në anën tjetër LSDM thirret në Marrëveshjen e Ohrit si marrëveshje mes dy komuniteteve më të mëdha të garantuar nga EU dhe SHBA, prandaj me të drejtë mundë të themi se ky koncepti qytetar i LSDM-së më shumë i ngjan ,,bashkim-vëllazërimit” të Titos dhe nëse e dimë që ideologjikisht LSDM-ja është trashëgimtare e Lidhjes Komuniste të Maqedonisë atëherë dyshimet janë shumë të bazuara…
Këto janë faktet, por çka është realiteti dhe cili është plani?
Realiteti është mbi 40 mijë vota për LSDM në zgjedhjet e fundit!!! Plani është që këto vota të mos mbeten dhe mos të integrohen në strukturën e LSDM por këta të kontrollohen nga një grup njerëzish ish përfaqësues dhe figura të viteve të 90″ si eksponent politikë të PPD-së dhe disa figura relativisht të reja të rekrutuar pas konfliktit të 2001 por që ende nuk e dinë planin dhe qëllimin final. Plani është që në një të ardhme të afërt të aktivizohet PPD-ja dhe këto figura që aktualisht veprojnë në LSDM dhe kontrollojnë këta votat shqiptare, ta ringjallin PPD-në me një figurë të re por të kontrolluar nga të vjetrit (disa prej tyre aktualisht këshilltar personal të Zaevit) dhe veprimi politik i tyre në të ardhmen do të jetë nën ombrellën e LSDM -së.