Konferencë shkencore në temë: “Roli i presidentit Kiro Gligorov në etablimin ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë” sot do të mbahet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM).
Konferenca është me rastin e 100 vjetorit të lindjes së presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov.
Organizator është Klubi diplomatik – Shkup me mbështetje të ASHAM-it.
Është paralajmëruar fjalim i akademikut dhe kryetar i ASHAM-it Taki Fiti, kryetarit të Klubit diplomatik Danço Markovski, akademikut Luan Starova, profesorit Todor Çepreganov.