“Sfida dhe mundësi për të rinjtë sot” është tema e konferencës për liderë të rinj, që me nismën e presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov do të mbahet sot në Strugë.

Ideja e presidentit Ivanov për mbajtjen e Shkollës, siç kumtojnë nga Kabineti i tij, është t’u mundësohet të rinjve, të talentuarve dhe njerëzve inovativ nga Maqedonia dhe mërgimtarëve tanë t’i mbindërtojnë dhe perfeksionojnë aftësitë e tyre, ta zhvillojnë kreativitetin e tyre dhe aftësitë, përmes ligjëratave dhe trajnimeve nga sferat e lidershipit dhe menaxhimit.

Pjesëmarrës në Konferencën për lider të rijnë “Sfida dhe mundësi për të rinjtë sot” janë përfaqësuesit e shtatë gjeneratave të Shkollës për lider të rinj, që me nismën e presidentit Ivanov, mbahet nga viti 2010.

Është paraparë që në hapjen e konferencës të mbajnë fjalime presidenti Ivanov dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë, Xhejs Bejli.

Konferenca për lider të rinj “Sfida dhe mundësi për të rinjtë sot” është e mbështetur edhe nga Fondacioni Aleanca e Civilizimeve.