Ballina Lajme Bota Konferencë për ndryshimet klimaterike dhe ekonominë e gjelbër

Konferencë për ndryshimet klimaterike dhe ekonominë e gjelbër

Ratifikimi i Marrëveshjes së Parisit dhe zhvillimin e strategjisë kombëtare për luftë kundër ndryshimeve klimaterike të cilat duhet t’i marrin parasysh vendet e punës në industri e cila merret me lëndët djegëse fosile janë një pjesë e rekomandimeve të konferencës ndërkombëtare të sotme me titull “Ndryshimet klimaterike dhe ekonomia e gjelbër – roli në sistemin arsimor”, në organizim të organizatës rinore për ekologji Gou Grin.

“Nga deputetët e ardhshëm dhe prej qeverisë së ardhshme në Maqedoni presim që të ratifikojnë Marrëveshjen e Parisit dhe të përqëndrohen në ekonominë e zhvillimit që do të reduktojë ndotjen dhe të shkaktojë ulje të varësisë nga qymyri. Maqedonia ka nënshkruar Marrëveshjen Parisit edhe në aspektin e legjislacionit dhe kornizës ligjore ne kemi bërë progres, por ajo që mungon është zbatimi praktik në terren”, tha Antonio Jovanovski, i Gou Grin.

Dragana Mileusniç nga Rrjeti për veprim Klimaterik të Sekretariatit Evropian në Bruksel porositi se Ballkani duhet të drejtohet nga çështja e përdorimit të qymyrit, gjegjësisht se si do të ndryshojë prodhimi i energjisë në mënyrë të duhur në rajonet që përdorin qymyr.

Sipas profesorit Ilija Nasov, të Shkencave Matematiko-natyrore nga Shkupi nëse nuk zbatohen konkluzionet e COP 21 në Paris dhe COP 22 në Marrakesh, vendi do të përballet me pasoja katastrofike.

“Ne shpresojmë se zbatimi i masave prej konferencave do të kontribuojë në zbutjen e ndryshimeve klimatike, por për t’u zgjidhur është shumë e vështirë. Një nga mënyrat më të mira për të trajtuar ndryshimin e klimës është energjia  e ripërtëritshme. Maqedonia është e pasur me një nga këto burime të ripërtëritshme të energjisë, dhe ajo është energjia diellore e cila në Maqedoni e ka rrezatimin diellor më të mirë në Evropë, dhe çka është më e rëndësishmja, ajo është falas”, tha Nasov.

Ai tha se vetëdija e të gjitha institucioneve duhet të jetë në një nivel më të lartë për shkak se masat që duhet të merren nga COP 22 duhet të jenë të detyrueshme.

Takimi theksuar të rinjtë dhe të diplomuarit të edukohen siç duhet në mënyrë që, siç thanë ekspertët me sukses ta kryesojnë tranzicionin energjetik drejt shoqërive rezistente ndaj ndryshimeve klimaterike.