Ashtu siç paralamërua mbrëmë nga INA rreth trazirave që priten të ndodhin në partitë opozitare shqiptare, ashtu edhe ndodhi.

Përveç përplasjeve të konfirmuara në koalicionin Besa-RDK (Fadil Zendeli), që rezultoi me dorëheqjen e anëtarit të kryesisë së kësaj të fundit, Ramadan Idrizit, tani siç u paralajmërua, përplasjet po ndodhin edhe në LRPDSH-në e Kumanovës.

Sipas burimeve tona, shkaku kryesor paraqitet kandidatura e kryetarit të degës së kësaj partie nga Lagja e Trimave. Lagja e Trimave për këtë parti ka simbolikë të veçantë, por persona të caktuar, me ambicje personale dhe me qëllime të dyshimta kanë kundërshtuar Lagjen e Trimave duke dashur që të ndryshohet kandidatura.

Këta persona, siç mësojmë nga burime brenda LRPDSH-së, kanë qënë aktivistë të hershëm të Menduh Thaçit dhe nuk përjashtohet mundësia që këta persona të kenë qënë të infiltruar nga ky i fundit në Lëvizjen për Reforma, me qëllim që të shkaktojnë përçarje në momentin e fundit.

Agjensia e Lajmeve INA informoi mbrëmë për lëvizje të dyshimta të partisë së Gruevskit, duke përdorur para dhe influencë shtetërore për të shkaktuar trazira në opozitën maqedonase dhe atë shqiptare.

Parashikimet po dalin të sakta pasi qarqet antishqiptare po bëjnë punën e tyre me qëllimin e vetëm, të ruajnë pushtetin e BDI-së dhe PDSH-së, si partnerë të vjetër të Nikolla Gruevskit.