Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj ka konfirmuar vrasjen e tre personave në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë.

“Rreth orës 16:30 Policia e Gjakovës ka marrë informatë se në rrugën “Ismail Qemali” ka pasur të shtëna me armë dhe menjëherë është përgjigjur duke dalë në vend të ngjarjes. Aty ka gjetur tre persona të vdekur, për motive akoma të paqarta. Të tre janë të gjinisë mashkullore, mes moshës 25-35 vjeç”.

Podrimaj po ashtu ka konfirmuar se të dyshimtit për këtë rast janë në arrati.

Tre persona kanë mbetur të vrarë gjatë një përleshje me armë zjarri në Gjakovë

Rasti ka ndodhur në çarshinë e këtij qyteti, rreth orës 17:00.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës në Gjakovë, raporton TV ARTA.

Sipas policisë ende nuk dihen se cilat janë motivet dhe se viktimat janë të moshës 25- 35 vjeçar ndërkohë të dyshuarit janë në arrati.