Partia në pushtet LSDM sot do të mbajë kongresin partiak online, ku do të zgjedhen zëvendëskryetari i partisë si dhe anëtarët e Këshillit Qendror dhe mbikëqyrës. Më pas do të vijoj zgjedhja e nënkryetarëve, sekretarit të përgjithshëm, sekretarit organizativ, për bashkëpunim ndërkombëtar si dhe Këshillin qendror të partisë, përcjell INA.

Por, askush në LSDM nuk e di se kush do ta zë vendin e zëvendëskryetares së deritanishme, Radmilla Sheqerinskës, njërës nga figurat që nga përbërja aktuale ka karierë më të gjatë në drejtimin e partisë. Jozyrtarisht mësohet se në këtë post do të jetë ministri aktual i shëndetësisë, Venko Filipçe, që është dëshmuar së fundi si bashkëpunëtori më i ngushtë i kryeministrit dhe liderit socialdemokrat.

Megjithatë zyrtarisht nuk kanë folur as Zoran Zaev, as vetë Sheqerinska dhe as kandidati i shumëpërfolur Venko Filipçe. “Nuk kam folur për atë temë me kryetarin Zaev, unë besoj se do ta bëjë ekipin më të mirë, njësoj sikurse deri më tani dhe do të vazhdojë të punojë me sukses në sferën e implementimit të të gjitha politikave të suksesshme njësoj sikurse deri më tani”.
LSDM ka theksuar se në kuadër të subjektit të tyre do të përfshihen figura dhe politika të reja. (INA)