Dana Rohrabacher, që drejton Nënkomitetin e Punëve të Jashtme për Europën dhe Azinë sugjerou se vendi duhet të ndahet mes shteteve fqinje.

70-vjeçari thotë se “kjo ndarje” në Maqedoni do të thotë se “ata nuk do të jenë në gjendje te jetojnë së bashku në të ardhmen”.

The 70-year-old said that “division” in Macedonia meant “they will never be able to live together in future”.

“Kosovarët dhe shqiptarët nga Maqedonia duhet të bashkohen me Kosovën dhe pjesa tjetër e Maqedonisë duhet t’i bashkohet Bullgarisë apo ndonjë vendi tjetë me të cilin ata besojnë se kanë lidhje”,- deklaroi ai për Vizion Plus.

“Ideja për ta mbajtur Maqedoninë gjallë sepse dikush 30 vjet më parë vendosi këtë lloj konfiguracioni nga shpërbërja e Jugosllavisë nuk të çon në ndonjë përfundim se ajo qëndron akoma”.

Një vend pa dalje në det në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia është një nga vendet ish-jugosllave nga ku shpalli pavarësinë në vitin 1991. Ajo u bë antare e OKB në 1993.

Deklaratat e kongresmenit Rohrabacher vijnë pas atyre të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në 2015, i cili tha se “ekzistojnë ide” për t’ia dhënë Maqedoninë “Shqipërisë dhe një pjesë Bullgarisë”.

I pyetur nëse Donald Trump do ta mbështesë këtë ide, kongresmeni Rohrabacher tha se ai “ka influencë” te politikbërësit amerikanë dhe se komiteti i tij do të bëjë dëgjesa mbi çështjen në muajt në vazhdim.

Deklaratat e tij provokuan reagime të ashpra nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë e cila e akuzoi se po “ndez retorikën nacionaliste”.