Gështenjat apo ndryshe frutat aromatike me mbështjellës të fortë me ngjyrë kafe të errët, janë burim i shkëlqyeshëm i mineraleve, vitaminave dhe fibrave dhe përveç kësaj, kanë më pak kalori dhe yndyra sesa frutat e tjera arrore. Sa e sa herë në mbrëmjet e ftohta, familjet mblidhen rreth një tavoline për të ngrënë gështenja të pjekura. Le të shohim bashkë të mirat që na jep ky frut.

Përfitimet

Gështenjat janë të pasura me niseshte dhe fibra, ato gjithashtu kanë edhe një përqindje të lartë mineralesh, sidomos kalium, fosfor, magnez, kalcium dhe në një masë më të vogël, edhe hekur. Kanë një përmbajtje të lartë kalorike e që karakterizohen po ashtu edhe nga një përqindje e lartë sheqeri, nga proteina me cilësi të mirë dhe nga prania e vitaminave C, B1, B2, PP dhe nga një yndyrë e ulët.

Efektet

Lodhja: Gështenjat janë shumë të mira për ata që vuajnë nga lodhja sezonale, e shkaktuar nga gripi dhe ftohjet e rënda. Janë të dobishme për të kapërcyer lodhjen mendore, mungesën e përqendrimit dhe stresin e fortë.

Shtatzënia: Gështenjat përdoren edhe gjatë shtatzënisë, falë përmbajtjes së tyre me acid folik, edhe në rastin e ndonjë anemie.

Shëndetësi dhe kozmetikë: Gështenjat përdoren edhe për mjekim të reumatizmës, përdoren si diuretike, për uljen e ënjtjeve dhe infektimeve të ndryshme. Ato përdoren edhe në përbërjen e shumë preparateve kozmetike për lëkurën e flokëve dhe fytyrës, për shkak të efekteve të tyre qetësuese në organizëm