Të ushqyerit me mish të procesuar mund të përkeqësoj simptomat e astmës.

Konsumimi i më shumë se katër porcioneve në javë paraqet një rrezik, kjo sipas një studimi të publikuar në Thorax, ku morën pjesë 1,000 persona.

Të gjeturat e këtij studimi tregojnë që një shtojcë e quajtur nitrite e cila përdoret në mishra si suxhuk, sallamë dhe proshutë, përkeqëson rrugët e frymëmarrjes.

Megjithatë ekspertët kanë treguar që kjo ende nuk është provuar dhe se ka nevojë për studime të mëtutjeshme.

Ndër të tjera ata kanë këshilluar të gjithë që të ushqehen në mënyrë të shëndetshme.