Ballina Gastronomi KONSUMONI BIZELET, ULIN NIVELIN E STRESIT DHE TË KOLESTEROLIT

KONSUMONI BIZELET, ULIN NIVELIN E STRESIT DHE TË KOLESTEROLIT

Bizelja përmban shumë proteina dhe stimulon ndërtimin e masës së muskujve. Vetëm 100 gramë bizele furnizojnë trupin me dhjetë herë më shumë proteina se sa patatet e skuqura ose një pjesë torte me krem.

Bizelja ju mban gjatë të ngopur, sepse është e pasur me materie të lehta dhe ngadalë kalon nëpër aparatin tretës. Përqindja e lartë e materieve të lehta në bizele ka edhe një përparësi: ul vlerën e rritur të kolesterolit.

Përveç kësaj, bizelja ka sasi të konsiderueshme të magneziumit. E zier vetëm pak, bizelja bëhet një ushqim i vërtetë antistresues, pohon eksperti vjenez i shëndetësisë, profesor Hademar Bankhofer.

Bizelja është po ashtu një pjatë ideale për fëmijët, për arsye se u jep energjinë e cila është e nevojshme për kryerjen e detyrave të shtëpisë pas shkollës.

Përveç që stimulon ndërtimin e muskujve, bizelja forcon nervat, flokët dhe indin lidhës si edhe shikimin dhe përqendrimin.