Ukraina është furnizuar me një sasi shtesë të dronëve të prodhimit turk, TB2 gjatë ditës së djeshme, të cilët po dëshmohen si tejet funksionale dhe efektive në aksionet kundër forcave ruse në luftën që po zhvillohet atje.
Një aeroplan AN-124 fluturoi fillimisht nga aeroporti i Leipzigut në Gjermani për në Poloni dhe nga andej u nis për në Stamboll për të ngarkuar dronët, raporton abcnews.al.

Aeroplani shmangu hapësirën ajrore të Hungarisë, vend ky i cili për dallim nga shtetet anëtare të BE-së nuk po lejon transportin e armëve drejtë Ukrainës nëpër territorin e tij, dhe u nis nga Polonia për në Sllovaki dhe më pas në Austri, Slloveni, në Adriatik, për të fluturuar më pas mbi Shqipëri dhe përmes Greqisë u fut në hapësirën ajrore turke për të zbritur në Stamboll.

AN-124 bëri të njëjtën rrugë në kthim duke fluturuar sërish në zonën mes Ersekës, Beratit dhe Fierit për të dalë më pas në Adriatik ku u kthye djathtas për në veri.