Për ministrin e brendshëm Spasovski, prezenca e shtuar e policisë në komunikacion ka dhënë efekte të mëdha në sigurinë e qytetarëve. Ai tha se kontrollet e shtuar së fundmi tregojnë se mos prezenca e policisë në vazhdimësi shkakton probleme serioze dhe parregullsi të shumta në komunikacion.

Kemi zvogëlim të fatkeqësive në komunikacion në këtë periudhë prej 10 ditëve. Kjo do të thotë se këto kontrolle japin rezultate, por duhet seriozisht të ballafaqohemi jo vetëm me shpejtësinë e rritur gjatë qarkullimit në komunikacion, jo vetëm me personat që kanë përdorur alkool ose substanca psikotrope. Sfidë serioze do të jetë se si do të zgjidhet problemi me automjetet e paregjistruara por edhe me vozitjes së motoçikletave pa patentë shoferi”-tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Për të rritur sigurinë në komunikacion, Spasovski paralajmëroi vazhdimin e projektit të filluar në vitin 2016 të mbështetur nga Ambasada amerikane për vendosjen e kamerave në uniformën e policëve por edhe kamerave shtesë nëpër bulevarde.

Janë bërë analizat për atë se ku dhe sa kamera duhet të vendosen, e të cilat do të kontrollojnë shkelje në komunikacion, rritja e shpejtësisë së qarkullimit etj. Në të gjithë vendin, në të gjithë autostradat dhe rrugët magjistrale e rajonale janë vendosur sisteme mobile. Pasi ka përfunduar kjo fazë tani do të kalojmë në sjelljen e vendimit për shpalljen e thirrjeve publike dhe për implementimin e të gjithë këtij projekti”-pohoi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Hetimet për dhunën e ushtruar ndaj policëve vazhdojnë, ndërsa Spasovski tha se nuk do tolerojë ngritjen e dorës mbi policinë, pasi ajo nënkupton ngritjen e dorës ndaj shtetit.