Në Kuvendin e Maqedonisë sot në mesditë duhet të mbahet takim koordinues i përfaqësuesve të grupeve parlamentare në të cilin duhet të konfirmohet propozimi për përbërje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve si parakusht për caktim të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Siç njoftoi të premten kryesuesi me Seancën konstituive të përbërjes së nëntë parlamentare Trajko Veljanoski, takimi është caktuar në pajtueshmëri me konsultimet me përfaqësues të autorizuar të partive parlamentare, e me iniciativë të dorëzuar nga LSDM-ja e mbështetur me nënshkrimet e 67 deputetëve për vazhdim të Seancës konstituive.

Sipas Rregullores së Kuvendit, Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve zgjidhet në Seancën konstituive të Parlamentit me propozimin e të paktës 10 deputetëve, ndërsa përbërja e tij duhet të sigurojë përfaqësim adekuat deputetëve nga partitë politike të përfaqësuara në Parlament.

Ky Komisioni ose të paktën 20 deputetë mund të propozojnë kandidat për kryetar të Kuvendit, ndërsa propozues mund të jetë edhe deputet.

Seanca konstituive e Kuvendit u mbajt më 30 dhjetor, por u ndërpre për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës Ligjdhënëse.