Kopje shqiptarçe! Monumentet e viteve të fundit në trojet shqiptare, në të shumtën e rasteve janë thjeshtë kopje të njëra tjetrës, raporton lajmi.net.
Nëse kopjet e shtatoreve nisën me atë të Skënderbeut në Krujë e Tiranë, për të vazhduar në Prishtinë e Shkup, ato prekën edhe Maqedoninë.
‘Trendi’ vazhdoi edhe me shtatore të tjera si me atë të Adem Jasharit e cila si në Skenderaj,u mundua të bëhet edhe në Vushtrri e Malishevë. Madje në këtë të fundit, ka qenë imitim shumë i dobët, raporton lajmi.net.
Por përurimi i monumenteve kopje vazhdoi edhe më tej.
Sot një e tillë u përurua në Shkup. Bëhet fjalë për shqiponjën e cila është identike me atë të përuruar në hyrje të Tiranës në vitin 2012, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Një e ngjashme i është dhënë dy vjet më parë edhe Mitrovicës, nga ana e ish kryebashkiakut Lulzim Basha, me rastin e vendosjes së shtatorës së Isë Boletinit. Për më tepër, mund t’i shikoni edhe fotografitë si më poshtë.