Koreja e Veriut kreu një tjetër provë raketore, që kishte si objektiv të ardhshëm Japoninë.
Raketa kishte një rreze të shkurtër veprimi dhe ra 450 km larg brigjeve koreane, në ujërat japoneze.
Ekspertët thanë se bëhej fjalë për një raketë të modifikuar që i përket periudhës sovjetike.
Kryeministri japonez Shinzo Abe reagoi nga samiti i G7-ës, duke e konsideruar testin si provokim që duhet të marrë përgjigjen e duhur.
Liderët e 7 vendeve ekonomikisht më të fuqishme të botës, të mbledhur në një samit në Siçili i konsideruan programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut si një kërcënim për sigurinë globale.
Ata kërcënuan me pasoja Penianin, nëse nuk heq dorë nga testet e rrezikshme, që nuk janë në përputhje me direktivat e OKB-së.