Mediat e Koresë së Veriut kanë publikuar se shteti i tyre ka testuar së fundmi armën e re që rrëzon aeroplanët dhe raketat.

Media shtetërore “KCNA” tha të shtunën se Kim Jong Un ndoqi nga afër testin dhe tha se defektet në sistem ishin rregullaur.

Testi i ri vjen mes tensioneve të larta në gadishullin Korean dhe ndjek dënimin ndërkombëtar të disa testeve të raketave balistike.

Ekspertët thanë se disa nga pretendimet e Koresë së Veriut për sistemet anti-ajrore janë të dyshimta, raporton “NBC”.

“Koreja e Veriut testoi një sistemin anti-avionësh dhe sugjeroi që ato mund të godasin avionët dhe raketat balistike, por unë mendoj se ky është një ekzagjerim duke pasur parasysh nivelin e tyre të teknologjisë”, eksperti i Shtabit të Koresë së Jugut Yang Uk.