Kim Kardashian dhe Kanye West nuk janë takuar ballë për ballë edhe gjatë izolimit derisa festuan gjashtë vjetori i përvjetorit të martesës së tyre

Ata janë në anë të kundërta kohëve të fundit edhe pse janë parë bashkë në vikend duke festuar përvjetorin e martesës.

Por koha në vetizolim nuk ka shkuar mirë për Kim Kardashian dhe Kanye West.

Ylli 39 vjeçar dhe reperi i 42 vjeçar janë krejtësisht “ndryshe” sipas një raporti të fundit në revistën amerikane Us Weekly.

Çifti i njohur kanë qenë bashkë në shtëpi në karantinë për shkak të pandemisë COVID-19 me katër fëmijët e tyre – North, Saint, Chicago dhe Psalm – por ata nuk janë parë shumë për shkak të orareve të kundërta dhe të ngjeshura që kishin.

“Shpesh ata nuk përshtaten se bashku. Ajo zgjohet herët dhe bën palestër kur ai vazhdimisht zgjohet vonë”, ka thënë një burim për këtë javore.

“Kim po punon nën stop për të bërë gjërat e saj. Kanye po ashtu ka kaluar kohë të keqe për shkak se nuk ka rutinën e njëjtë si Kim”.

Pavarësisht këtyre rrethanave dyshja janë duke bërë gjithçka që mos të shkurorëzohen por t’i rregullojnë gjërat e tyre.