Autoritetet austriake njoftuan sot se një punonjës i qeverisë ishte pozitiv për koronavirus, por se ai nuk ka punuar direkt me kancelarin Sebastian Kurz.

Qeveria tha se të gjithë ata që kanë punuar me atë person ishin negativë dhe se puna e tyre nuk rrezikohet.

Reagimi i Austrisë ndaj pandemisë së virusit korona konsiderohet relativisht i suksesshëm.

Vendi ka forcuar rregullat për të veshur maska pas rritjes së fundit të numrit të infektuar rishtazi.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, 718 njerëz kanë vdekur në Austri që nga fillimi i epidemisë.