Hungaria ka konfirmuar gatishmërinë për t’i dhënë Kosovës kredi pa interes për ndërtimin e stadiumit nacional në Prishtinë.

Qeveria e Hungarisë ka konfirmuar gatishmërinë për t’i dhënë Kosovës kredi pa interes për ndërtimin e stadiumit nacional në Prishtinë.

Ajo ka premtuar 50 milionë euro kredi pa interes me kohëzgjatje të kthimit 10 vjet, por me kushtin, që ndërtimi i stadiumit të bëhet nga një kompani hungareze.

Po ashtu, arena është e paraparë të ndërtohet për nëntë deri në 13 muaj, më pak se që është caktuar për renovimin e stadiumit në Prishtinë./ “Lajmi.net”