Ministri i Shëndetësis Arben Vitia është takuar ditën e sotme me përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, për të biseduar mbi masat anti-COVID.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar për Express se mësimi parauniversitar është pezulluar deri më 26 shtator.

“Shkollimi parauniversitar pezullohet deri më 26 shtator”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ndërkohë bëhet me dije se mësimi ishte vendosur të fillonte më 13 shtator.