Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve të balotazhit në Kosovë, mirëpo Presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk do të kryej obligimin e tij qytetar.

Presidenti Thaçi nuk do të votojë për arsyen se akoma gjendet në një vizitë zyrtare në Kanada, njofton Klan Kosova.

Por, ndonëse nuk është prezent në ditën kur dhe shteti i tij, sot voton për zgjedhjet e balotazhit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar partitë politike dhe kandidatët, për fushatën e dinjitetshme elektorale.