Kosova nuk ia ka dalë që të ruaj rekordin e pathyeshmërisë, e cila zgjaste prej 15 ndeshjesh radhazi. “Dardanët” u mposhtën nga Anglia me rezultatin 5-3. Një takim emocionues që dhuroi spektakël nga të dyja skuadrat. “Dardanët” i treguan edhe njëherë tjetër kualitetet e tyre, ndërsa britanikët nuk janë rivalët direkt të Kosovës për kualifikimin në Euro 2020. Sa i përket ndeshjes, ajo nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për “Dardanët” që kaluan në avantazh pa u mbushur ende një minutë. Muriqi pason për Berishën, i cili nuk fal përballë portierit Pikford.

Por ky çast nxeh “Tre Luanët”, të cilët realizojnë shumë shpejt golin e barazimit me Sterling, që edhe pse goditjet me kokë nuk i ka pikën e fortë, realizon pikërisht në atë mënyrë. Sakaq, në pjesën e mbetur, “Dardanët” pësojnë shumë dhe golat vijnë rresht, me Anglinë që e mbyll me 5 gola pjesën e parë. Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Kosova riparon dëmet ndërsa e nis në mënyrën më të mirë të mundshme, duke realizuar sërish me Berishën, Më pas është Muriqi që shënon edhe të tretin, duke dhënë shpresë, megjithatë deri në fund rezultati nuk ndryshon. Ndërkaq, edhe Kejn humbet një penallti, me Muriç që e ndal. Megjithatë, Kosova tregoi kualitete dhe sërish mbetet totalisht e përfshirë në garë për kualifikimin.