Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore ndaj Danimarkës në kuadër të parakualifikuesve të Evropianit 2025.

“Dardanët” fituan me rezultat 78-73 (18-17, 20-16, 22-13, 18-27), ndeshje që u zhvillua në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, me Kosovën që e mbyll në epërsi me vetëm një pikë (18-17), derisa dominimi vazhdoi edhe në çerekun e dytë, ku e mbyllen me katër pikë 20 – 16, pra pjesa e parë u mbyll me rezultat të përgjithshëm 38 – 33.

Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për Kosovën, që ishte thjeshtë brilante në çerekun e tretë, ku e mbylli me rezultat 22 – 13, pra i përgjithshmi ishte 50 – 36, pra plus 14 pikë diferencë.

Ndërsa, sa i përket çerekut të fundit, Danimarka ishte më e mirë ku e fitoi çerekun me rezultat 18 – 27, derisa përfundimtar doli të jetë 78 – 73.

Ndërkohë, më të dalluarit te Kosova ishin Dardan Berisha me 16 pikë, ndjekur nga Valon Bunjaku dhe Drilon Hajrizi me nga 14 sosh, derisa te Danimarka ishte Daniel Andreas Mortensen me 24 pikë.