Pjesëtarët e grupit të Kumanovës u nderuan në akademi përkujtimore në dy vjetorin e vdekjes së tyre gjatë luftimeve në Lagjen e Trimave. U thurrën lavde të shumta dhe u fol për vuajtjet e shqiptarëve gjatë historisë pasi vazhdimisht u janë shkelur të drejtat. Kjo sipas familjarëve ka qenë nxitja për të ardhur në Kumanovë. Familjarët me lot në sy mezi lidhnin fjalët për të përshkruar dhimbjen, por për një gjë ishin të sigurtë, se ata kishin rënë martir në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe nuk kishin pasur qëllime të tjera financiare.

“Kam mbet vetëm me fëmijët…s’di çka të bëj. S’di sit ë shprehem. Ai ka shku atje për bashkim të trojeve shqiptare…Jo ashtu siç po përflitet nëpër media, nëpër portale, pork a shkuar për bashkim bashkimin e trojeve shqiptare. Nuk mund të them a u tradhëtu apo jo, I kanë thirr si çdo luftëtar që e thirr kushtrimi, ka shku më gjatë nuk e di. E di që ka qenë I thirrur nga shokët e vet, por nga kush nuk e di, ashtu kanë qenë të thirrur edhe në 2001-shin, por nuk ndodhi si kjo”, deklaroi gruaja e të ndjerit Mirsad Ndrecaj.

“Babi im më ka munguar që dy vite. Më kujtohet, ndonjëherë qaj, më mer malli, në gjum shoh ëndrra me babain”, tha djali i Mirsad Ndrecajt. Ndërsa vajza e Ndrecajt nuk mund të fliste para kamerës pasi nuk mund t’i mbante lotët.

Përfaqësuesit e ish pjesëtarëve të UÇK së kujtonin me mall jetën dhe veprën e përsonave të rënë duke i quajtur si heronj të kombit.

“Dëshmorët e kombit janë pjesë e kësaj kujtese kombetare. Kujtojmë dhe i nderojmë luftëtarët e kombi që ranë në Kumanovë. Politika maqedonase është antishqiptare. Shqiptërët kanë bërë katër vite lufte për liri dhe dëshmorët qe sot i Kujtojmë janë pjesë e kësaj qëndrese. Lavdi dëshmorëve të Kumanovës”, deklaroi Xhavit Jashari, përfaqësues i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së.

Familjarët më pas të përlotur shkuan tek Varrezat e Dëshmorëve ku prehen 9 pjesëtarë të ndjerë të grupit të Kumanovës. Paraprakisht homazhe ishin mbajtur në Deçan për nder të Beg Rizajt dhe ishte vendosur gurthemeli i bustit të tij me kualifikimin Hero i Kombit. /SHENJA/