Asnjë rezultat konkret nuk ka sjellur takimi tre-orësh i krerëve të partive politike në Kosovë me Komisionerin evropian Johannes Hahn dhe nënkryetaren e Parlamentit Europian Ulrike Lunaçek.

Temat të cilat u diskutuan ishin çështja e demarkacionit, rasti i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Astrit Deharit, si dhe zgjedhje të reja.

Propozimi i fundit është mirëpritur nga subjektet opozitare, por jo edhe nga partnerët e koalicionit qeverisës.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se bllokada politike më së miri do të tejkalohej përmes zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ai ka akuzuar partnerët e koalicionit qeverisës nuk po tregohet i aftë për ti zgjidhur problemet që i ka vendi.