Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se “VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski edhe njëherë treguan se qëllimi i vetëm është ta shpëtojnë krimin e regjimit të Nikolla Gruevskit. Të gjithë e kanë të qartë, Mickoskit nuk i intereson sundimi i së drejtës dhe integrimi ynë në BE dhe NATO. Ai ka vetëm një detyrë, të mbrojë Gruevskin dhe Mijallkovin”.

“Mickoski është i gatshëm të rrezikojë bisedimet me BE-në, të sakrifikojë të ardhmen në NATO dhe të ardhmen e qytetarëve, vetëm për ta shpëtuar mentorin e tij Nikolla Gruevskin”, tha Kostadinov.

Sipas tij, përqendrimi i Mickoskit dhe partisë së tij është ndalimi dhe shpërbërja e lëndëve të PSP-së ku të akuzuar kryesorë janë funksioanrët e VMRO-DPMNE-së.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE do të përgjigjen para qytetarëve”, tha Kostadinov duke shtuar se për dy vite opozitë dhe 11 vite pushte, VMRO-DPMNE është dëmi më i madh i Maqedonisë së Veriut.