Pengu anti-perëndimor Hristijan Mickoski para publikut duhet të përgjigjet se si kompanitë ku ai ka pjesëmarrje, nga Qeveria e Nikolla Gruevskit kanë marrë pëlqim për ndërtimin e hidrocentraleve dhe marrje me qira të tokave për hidrocentrale të vogla?

A i ka ndihmuar pengut anti-perëndimor Mickoskit ajo që ka qenë këshilltarë për energjetikë i bartësit të krimit të Nikolla Gruevski.

Të nderuar,

Dukshëm ka arsye për çka Mickoski me përkushtim i ndjek politikat humbëse, kriminele të mentorit të tij Gruevski, ndërsa përmes të cilave ju sjell dëme interesave shtetërore dhe kombëtare.

Mickoski dukshëm është pjesë e krimit të Gruevskit dhe për atë me çdo kusht ai dhe udhëheqësia e partisë bëjnë përpjekje të pengojnë ardhmërinë e Maqedonisë dhe ta kthejnë në izolim dhe pasiguri.

Kjo është edhe një arsye që deputetët tjerë të VMRO-DPMNE-së të mos i ndjekin këto politika anti-perëndimore dhe kriminele të Gruevskit dhe Mickoskit dhe të kyçen në proceset të cilët sigurojnë ardhmëri në BE dhe NATO.