Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se “për 11 vite OBRM-PDUKM e shkatërroi arsimit, e shkelte dinjitetin e profesorëve dhe arsimtarëve, i maltretonte nxënësit dhe prindërit e tyre”.

Sipas tij, OBRM-PDUKM në arsim do të mbahet mend për testimin ekstern, për rezultatet katastrofale të PISA-s, njofton Telegrafi Maqedoni.

“LSDM investon në arsim, investon në procesin arsimor, përmirëson standardin e nxënësit dhe studentit, i rrit pagat në arsim. Për 11 vite OBRM-PDUKM nuk lëvizi me gisht që të rrisë pagat në arsim”, tha Kostadinov.

Me rritjen e re të pagës në arsim, nga një janari LSDM për dy vite e gjysmë, sipas tij, ka rritur pagat për 20%.