Analisti Sotir Kostov, në një emision në 24 Vesti, tha se në këto zgjedhje të fundit, ai që ka punuar kundër ligjit dhe ka blerë vota është vet Zoran Zaev, transmeton Zhurnal.

“T’ua rikujtoj, në shtatë qytete kyçe, jo rastësisht janë ndryshuar prokurorët e policisë, jo rastësisht e kërkuan Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të gjithë në teren nga Koçani im, nëpërmjet Kumanovës, Kavadarit, Prilepit, raste ku janë kapur duke blerë vota, nuk janë të VMRO-DPMNE-së por të LSDM-së, ndërsa lëndët janë proceduar deri  tek organet kompetente. Nëse dikush ka blerë vota atë e ka bërë emigrimi shqiptar të personifikuar nga Zoran Zaev. Ja ku u rivotua. Në Tearce. Si mund të ndodh për 14 ditë LSDM të fitojë 245 vota ndërsa VMRO të bie në 140 vota. Çfarë ndodhi në kokën e atyre votuesve… ka një këngë nga ABBA “para para para” ja me këto punonte Zoran Zaev, me këto punonin xhamitë dhe ja çfarë ndodhi. Populli shqiptar do të zgjohet  të shikojë se çfarë iu bëri Zoran Zaev. Shumica e popullit shqiptar, ndershëm votuan për BESA BDI PDSH, votat për LSDM-në do të analizohen me vite dhe do të mësohen nëpër libra”, thotë Kostov.