Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Koxijas e ka njoftuar Kryeministrin grek Aleksis Cipras për ngjarjet e fundit në negociata e emrit. Koxijas, sipas mediave greke, mbrëmë e ka vizituar pallatin e Kryeministrit dhe në takim tet-a-tet  e ka informuar Ciprasin për kontaktet dhe bisedat që i ka pasur në ditët e fundit, lidhur me kontestin e emrit.

Në takimin, i cili nuk u paralajmërua paraprakisht, por edhe hollësi shtesë nuk ka, as nga MPJ-ja greke, e as nga kabineti i Kryeministrit grek.

Aleksis Cipras realizoi bisedë në telefon me Angela Merkelin, ndërsa mes tjerash kanë biseduar edhe për çështjen e emrit, por janë dakorduar të takohen nesër në Bruksel në takimin joformal të liderëve të BE-së.

Biseda telefonike Cipras – Merkel u realizua vetëm një ditë para vizitës së Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev në Berlin dhe takimit me kancelaren gjermane.