Presim nga Shkupi, përfundimisht të dalë dhe publikisht të thotë se cili do të jetë mbiemri në emrin e përbërë dhe t’ua sqaroj atë qytetarëve, thotë Nikos Koxias, ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, në intervistën për Euronjus në gjuhën greke. Ai pohon se Athina tashmë po e përgatitë terrenin që grekët ta pranojnë emrin e përbërë dhe siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina. komenton se nga ana tjetër nuk ekziston një përgatitje e tillë e njëjtë.

“Qeveria greke ndërmori përgjegjësi të thotë publikisht se dëshiron ndryshim të emrit dhe se ky emër do të jetë i përbërë për të gjitha përdorimet me përcaktim konkret dhe dolëm publikisht dhe thamë se në këtë emër do të kyçet edhe termi ‘Maqedoni’. Ne e përfunduam punën tonë. Ende presim nga Shkupi, përfundimisht të dalë, publikisht të thotë se në këtë emër të përbërë cili do të jetë mbiemri para emrit dhe ta përshkruajnë atë para popullit të vet. Ne e përgatisim mendimin publik dhe gjithsesi, siç po shihni, kjo ka edhe vështirësi. Nuk shoh se edhe pala tjetër po bën përgatitjen e njëjtë dhe kjo, sot derisa po e bëjmë këtë intervistë, më shqetëson”, thotë shefi i diplomacisë greke.

Lidhur me përcaktimin dhe emrin e përbërë, Koxias sqaron se qeveria greke i preferon mbiemrat që kanë “nuancë sllovene në fonetikën e tyre”.

Të premten në mbrëmje, Nikos Koxias, siç kumtoi MIA, pati bisedë telefonike me ndërmjetësin Nimic, ku shefi i diplomacisë greke, i ka potencuar ndërmjetësit se “nuk është kompetent të flasë për politikën e Athinës”, ndërsa negociatat duhet të zhvillohen në bazë të asaj që është arritur në Davos. Tani, në intervistën për Euronjus, Koxias zbulon se çka janë marrë vesh Zaev dhe Cipras në takimin e tyre para dy javëve.

“Në Davos arritëm marrëveshje për një gjë: se do të ekzistojë marrëveshje e cila me propozim të dy kryeministrave do ta bëjë pala jonë, nën përgjegjësinë time. Duket sikur disa në Shkup, në funksione më të ulëta se kryeministri, sërish menduan dhe këto mendime, zotëri Nimic konsideroi se janë të rëndësishme. Edhe duhej ta përkujtoj se ajo për çka u dakorduan dy kryeministrat vlen për të gjithë”, sqaron shefi i diplomacisë greke dhe shton se për atë se cili është qëndrimi i Athinës për çështjen me identitetin, atë do ta kumtojnë vetë në negociata, e jo ndërmjetësi. Në pyetjen nëse po negociohet edhe për gjuhën dhe nacionalitetin, u përgjigj shkurt se po negociohet për gjithçka.

Lidhur me projekt marrëveshjen që po e përgatitë pala greke dhe në periudhën në vijim do t’ia dorëzojë Maqedonisë, Nikos Koxias, edhe njëherë përsëritë se do të jetë tekst për të cilin do të bisedojnë të dyja palët, e jo “take it or leave it”, përkatësisht merre ose lëre dhe thotë se “nuk do ta quante marrëveshje të fundit, por përfundimtare, përkundër titullit “të përkohshme” për marrëveshjen e vitit 1995.

Në pyetjen nëse po shqyrtohet mundësia që shtrirja e përdorimit të miratohet gradualisht, përkatësisht pas hyrjes së Maqedonisë në BE, Nikos Koxias, thotë se nevojitet që të dyja palët t’i përmbahen asaj për të cilën, derisa negocionin, ka ekzistuar marrëveshje, e jo më pas të ketë ndryshim të mendimit apo sërish të negociohet, sepse ajo është “negocim për negociatat”.

“Nuk ka shans që të bëjmë diçka që në mënyrë juridike, historike dhe politike është e panatyrshme për të dyja shtete që dëshirojnë të dakordohen. Dëshiroj të them se ndryshimet e emrit duhet të jenë në mënyrë me të cilën do ta lehtësojnë hyrjen e vendit fqinj – miqësor në organizatat që ajo dëshiron të bëhet anëtare”, komentoi Koxias, transmeton MIA.

Shefi i diplomacisë greke thotë se “ndryshimi i emrit kushtetues është mundësi e rëndësishme, marrëveshjet ndërkombëtare që do të firmosen të përputhen me vetë Kushtetutën” dhe konsideron se në ndryshimet kushtetuese do të duhet të përfshihet edhe emri. Lidhur me atë se nëse ndryshimet do të kalonin në Kuvendin e Maqedonisë, Koxias në intervistë thotë se Zaev ka shumicë të mjaftueshme që të ratifikohet marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa “ndryshimet kushtetuese do të bëhen kur do të vijë koha”.

Koxias duke folur për Euronjuz përsërit edhe se emri i përkohshëm “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë” është emër i përbërë me termin e përfshirë “Maqedonia”.

“Nuk shkojmë në pagëzim të një të sapolinduri ku për herë të parë do të japim emër. Shkojmë në dasmë, shkojmë të firmosim marrëveshje me një vend që është njohur nga 130-140 vende nën emrin që e përmban termin ‘Maqedonia’”, thotë Koxias.

Protesta në Athinë, “për mbrojtje të emrit Maqedonia”, konsideron se nuk ka qenë aq e madhe sa kanë pritur organizatorët, “në qoftë se merret parasysh se ka marrë pjesë e gjithë opozita djathtiste, qendrore-djathtiste dhe djathtiste radikale, si dhe kisha”. Vlerësimet e tij janë se ka pasur nga 120 mijë deri në 140 mijë qytetarë, “por kjo nuk e ndryshon politikën e qeverisë dhe përgjegjësinë për zgjidhjen e problemeve”.

Për qëndrimin e partnerit të koalicionit në qeveri, Panos Kamenos dhe komentin e tij në Tuiter se në protestë ka qenë “shpirti i grekëve, diçka që askush nuk mund të mos e respektojë”, Koxias thotë se në qeveri ekziston shumicë e cila vendosë. Si shembull se është normale që në qeveritë e koalicioneve të ekzistojnë mendime të ndryshme e përmend rastin me Bregzitin “e butë” ose “të fortë” dhe qëndrimin e partisë konservative dhe mosmarrëveshjen midis Boris Xhonsonit dhe Tereza Mejit. /Fol/