Eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev, ka shkruar se popullata dhe politikanët nga Maqedonia po vazhdojnë të jetojnë në ëndra dhe në botë me realitet paralel apo bëhet se janë të goditur, informon Zhurnal.

Ai shtron pyetje deri te kryetari nëse edhe ato e mendojnë të njejtën. “Çfarë pritët atëherë deri tani që të negocioni me Bullgarinë dhe të gjeni zgjidhje?

“Pse nga viti 2017 deri tani jo vetëm që nuk deshtët zgjidhje por edhe i shtytë seancat, e hidhnit topin, parapëlqenit të paguani lobues të shtrenjtë – këshilltarë për kryeministër, që të akuzojnë Bullgarinë për sulmin, metropolet të lusin dhe të kryejnë presion mbi “evropjanët e këqinj” nga Bullgaria. Në vend se të fokusoheni në problemin e vërtetë – historia e përbashkët, etë cilën vazhdimisht përpiqeni ta mohoni dhe manipuloni”, tha Kovaçev.

Sipas tij, 13 mbledhjet e komisionit të përbashkët historik, e kanë dëshmuar “mosgatishmërinë e përgjithshme që të ndryshoni diçka në libra, që e paqartë është se sugjeron se në të kaluarën bullgarët dhe maqedonasit kanë qenë një popull e që kanë folur në gjuhën bullgare”.

“Sa më shpejtë ta kuptoni se nuk ka poliitkan në pushtet, madje edhe ai më liberali, i cili do të nënshkruajë fletë të bardhë, pa ndryshimin e gënjeshtrave historike, aq më shpejtë do të kemi zgjidhje dhe do të hapet rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut. Gjithçka varet nga ju, jo nga Vashingtoni, Berlini, Viena, Praga dhe Sofja”, ka shkruar Kovaçev