Pikërisht dy vite më parë arritëm një nga synimet strategjike të vendosura që nga pavarësia e vendit – anëtarësimin e plotë në NATO.

Dy vjet më vonë, në mes të krizës më të madhe ushtarake dhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore, ne shohim vlefshmërinë e këtij vendimi, ka shkruar Kovaçevski.

Në këto kohë të pasigurta, kur e gjithë bota kujdeset për të ardhmen dhe sigurinë, Maqedonia e Veriut është pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarako-politike që garanton integritetin tonë territorial dhe sigurinë. Anëtarësimi në aleancë është shumë më tepër se siguri dhe mbrojtje e garantuar e qytetarëve tanë. Të jesh pjesë e NATO-s do të thotë të përmbushësh të gjitha standardet e botës së qytetëruar, si mbrojtja e të drejtave të njeriut, solidariteti midis kombeve dhe promovimi i demokracisë, nënvizoi në mes tjerash Kovaçevski.

Si anëtare e NATO-s, ne do të vazhdojmë të marrim pjesë aktive në të gjitha aktivitetet e Aleancës dhe të ndërtojmë aleanca me partnerët tanë. Ky angazhim do të thotë zhvillim afatgjatë për vendin tonë dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë.Përfundimisht, sot përkujtojmë se vendimet e marra nga qeveria e LSDM-së ishin vizionare dhe në interesin më të mirë të qytetarëve.

Ne vazhdojmë me hapa të guximshëm dhe të vendosur sepse politika është lidership dhe përgjegjësi për të ardhmen e qytetarëve tanë, ka shkruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij facebook.