Kryeministri Kovaçevski në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, mbrëmjen e sotme, ka bërë të ditur se qeveria ka marrë vendim për të subvencionuar 650.000 amvisëri për faturat e energjisë elektrike këtë dimër.

“Lidhur me energjinë elektrike, 80 për qind e subvencionojmë faturën për energji elektrike për 650 mijë amvisëri, ndërsa mbi 70 mijë kompani dhe subjekte tjera jurdike të ashtuquajtur konsumator të vegjël me qarkullim vjetor deri në 2 milion euro do të marrin rrymë elektrike të subvencionuar e cila do të jetë 3 herë më e ulët se ajo në bursë”, tha Kovaçevski.