Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në rrjetet sociale e dënoi aktin e agresionit të hapur ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, transmeton Portalb.mk.

“Fuqishëm dënoj aktin e agresionit të hapur ushtarak nga Rusia ndaj Ukrainës. Lufta është mënyra më e keqe për të zgjidhur keqkuptimet, ndërsa agresioni kundër Ukrainës është një kërcënim për paqen evropiane dhe botërore”, shkroi Kovaçevski.

Qeveria e ndjek me shumë kujdes gjendjen në Ukrainë. Gjendja e sigurisë në vendin tonë është stabile dhe në këtë moment nuk ekziston kërcënim i drejtpërdrejtë për Maqedoninë e Veriut.

Krahas gjendjes së sigurisë, Qeveria nga afër i ndjek edhe ndryshimet në rrjedhat ekonomike botërore që janë destabilizuar nga gjendja e re. Qeveria, si deri më tani, do të veprojë me përgjegjësi maksimale dhe në interes më të mirë për mbrojtjen e ekonomisë së vendit dhe gjendjen financiare të qytetarëve”.