Sonte fitoi LSDM-ja. Sonte LSDM-ja dha edhe një mësim nga demokracia. Sonte të gjithë duhet të festojmë për shkak të zgjedhjeve të suksesshme, por nga nesër duhet të fillojmë me punë – ka deklaruar pas fitores një zgjedhjet e brendshme partiake, Kryetari I ri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
Ai në fjalimin e tij ka falënderuar edhe Kryetarin e deritashëm Zoran Zaevin, ku tha se ai me guximin e tij për zgjidhjen e problemeve dhe ndjenjës për përgjegjësi ka motivuar dhe inspiruar të gjithë duke konsoliduar LSDM-në.
“Bashkë me qytetarët rrëzoi regjimin e Gruevskit, ktheu lirinë dhe demokracinë, vendosi një shoqëri për të gjithë, futi vendin në NATO dhe e solli para portave të negociatave me BE-në. Zoran Zaevi na mësoi cfarë është të jesh lider, miqësi partiake dhe cfarë do të thotë të jesh democrat dhe lider progresiv. Ai na la amanet ta vazhdojmë rrugën e zhvillimit demokratik dhe ne nga kjo rrugë nuk do të heqin dorë” – tha Kovaçevski.
Lideri I ri socialdemokrat tha se Programi I tij “Bashkë, me Përgjegjësi dhe me Përkushtim” nënkupton punë me forca të përbashkëta për të realizuar premtimet dhe detyrat që janë besuar.
“Nga sonte përfundojmë me premtimet, nga nesër nisim me realizimin. Na pret punë e vështirë nëse duam që LSDM-ja të jetë ashtu siç e dëshirojmë të gjithë – e fuqishme dhe unike. Kemi shumë punë për ta kthyer besimin e qytetarëve dhe të anëtarësisë” – ka thënë lideri I ri socialdemokrat, Dimitar Kovaçevski.