Kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin e sotëm në “Click Plus” në TV21 tha se shteti po punon me objekte prodhuese të energjisë elektrike që nga koha e Jugosllavisë.

“Është e rendesishme që i gjithë tregu i rregulluar në vend të jetë i kënaqur me prodhimin tonë të energjisë elektrike. Jeni të gjithë të informuar dhe në mënyrë shumë transparente, se është shumë e rëndësishme në kushtet e një krize të tillë që të punojmë me objekte prodhuese të energjisë elektrike që nga koha e Jugosllavisë. Maqedonia e Veriut nuk ka investuar në pavarësinë e saj në sektorin e energjisë elektrike për 30 vjet”, tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski shtoi se në TEC Manastir janë duke u riparuar të gjitha blloqet.