Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se propozimi francez në formën siç është tani, është i papranueshëm për te si kryeministër, për presidentin e vendit si dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut në tërësi.

“Propozimi siç është për momentin është i papranueshëm për mua, për presidentin, për qeverinë, për partnerët e koalicionit dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bullgari a vendosi të kthehet në të kaluarën dhe të bllokoj procesin, gjë që nuk shpie askund. Ne si Republikë e Maqedonisë së Veriut kemi bërë shumë, tani radhën e ka Bashkimi Evropian”, tha Kovaçevski.