Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi se të premten do të mbahet takimi i parë për mundësinë për ndryshim të metodologjisë për pensionet, e cila do të duhet të mundësojë rritje të qëndrueshme të pensioneve, por edhe se do të bëhen analiza për ndihmë financiare për pensionistët.

Në mënyrë në të cilën ishte bërë metodologjia e re për rrogën minimale që mundësoi rritje të saj, theksoi Kovaçevski do të bëhet edhe ndryshimi i metodologjisë për pagesë të pensioneve, e kjo është përmes bisedimeve dhe negociatave.

“Në mënyrë të njëjtë do të bëhet metodologjia e re për pensionet e cila do të jetë rezultat i dialogut me shoqatat e pensionistëve, përkatësisht asociacioneve të pensionistëve. Ai dialog do të fillojë të premten, këtë javë. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale tashmë e ka thirrur takimin e parë në të cilin do të bisedohet për modelet të cilat i kanë i kanë menduar asociacionet e pensionistëve, normalisht edhe resorët ekonomikë në Qeveri. Ajo metodologji duhet të mundësojë rritje të pensioneve e cila do të jetë e qëndrueshme gjatë viteve në vijim, me ç’rast duhet pasur kujdes edhe qëndrueshmëria e Fondit pensional”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski shtoi se duke pasur parasysh atë që bëhet fjalë për vit të krizës ekonomike të shkaktuar nga kriza energjetike evropiane, po bëhen analiza për ndihmë plotësuese financiare për pensionistët.

“Analizat po zhvillohen në drejtim që ndihma të jetë graduale, përkatësisht ata që kanë pensione më të vogla të marrin më shumë, ndërsa ata të cilët kanë pensione më të larta, në përputhje me atë të marrin mjete. Në këtë moment nuk mund t’ju them për shumë konkrete duke pasur parasysh atë se analizat po bëhen, ndërsa bisedimet fillojnë të premten, sepse konsiderojmë si me rrogën minimale që u zhvillua përmes dialogut, ashtu duhet të bëhet edhe metodologjia e re për pensionet, sepse kjo është mënyra në të cilën të gjitha palët e interesuara si nga ata të cilët janë shfrytëzues të pensioneve ashtu edhe institucionet të cilat duhet ta zbatojnë atë zgjidhje dhe ajo të jetë e qëndrueshme dhe të kyçen në gjetje të zgjidhjeve më adekuate”, tha Kovaçevski.