Thirrjen e kryetarit të opozitares VMRO-DPMNE për unitet nacional ndaj interesave shtetërore në negociatat me Bullgarinë, kryeministri Dimitar Kovaçevski e vlerësoi si e pasinqertë duke thënë se ky unitet po krijohet në Kuvend. Në lidhje me deklaratën për Goce Dellçevin që i është dorëzuar Kuvendit, ai tha se e njëjta është e njëanshme me çka nuk e ndihmon procesin negociues. Kovaçevski shtoi se VMRO-DPMNE-së i është dërguar ftesë për pjesëmarrje në grupet e punës së bashku me përfaqësues të qeverisë bullgare, por se prej atje e kanë refuzuar ftesën.
“Mendoj se aspak nuk është e sinqertë për shkak se VMRO-DPMNE në periudhën e kaluar vetëm bën histeri në lidhje me negociatat që po udhëhiqen me Republikën e Bullgarisë. Uniteti dhe përfaqësimi në shtetin tonë bëhen në Kuvend i cili është shtëpia e të gjithë qytetarëve të cilët i përfaqësojnë pikërisht deputetët, dhe nëse VMRO-DPMNE-ja mendon do të ndihmojë me deklarata të njëanshme me të cilat pengohet procesi i negociatave që udhëhiqen në frymën e vlerave evropiane dhe ruajtjes së dinjitetit të të gjithë qytetarëve, ata e bëjnë pikërisht të kundërtën”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Mickoski mbrëmë gjatë mbajtjes së fjalimit në lidhje me llogaridhënien e punës së kryetarëve të komunës në 100 ditët e para në pushtetin lokal, dërgoi kritika ndaj Bullgarisë për mohimin e historisë dhe identitetit maqedonas. Tha se është shumë i brengosur për shkak se nuk ka unitet në Kuvend për Goce Dellçevin dhe se kjo është tradhti e LSDM.
“Unë jam i vetëdijshëm se kur bëhet fjalë për shtëpinë tonë, uniteti është më i rëndësishme se çdo dallim i jonë i brendshëm që e kemi në këtë shtëpi të përbashkët. Jam i vetëdijshëm për këtë dhe është gjithashtu i vetëdijshëm edhe kryeministri i Maqedonisë. VMRO-DPMNE ofron unitet, marrëveshje për atë që është esenca jonë e përbashkët dhe mbështetje për mbrojtjen e interesave nacionale strategjike dhe shtetërore në Maqedoninë tonë, tha kryetari i VMRO-DPMNE”, Hristija Mickovski.