Abdulla Mehmeti

 

Pa ekspertizë ndërkombëtare të punës së kombinatit ,,Jugohrom”, jo për ndotjen e mjedisit jetësor dhe mos plotësimin e kushteve dhe standardeve ekologjike (vendosjen e filtrave), por për helmimin nga djegia e materieve helmuese (kimike dhe radioaktive) me shkallë të lartë rreziku për jetën e 500 mijë banorëve të Pollogut dhe jo vetëm, assesi nuk duhet të lejohet rihapja e këtij vrasësi në masë!

Ata që vihen në mbrojtje të këtij vrasësi, sidomos disa shqiptarë, do të përgjigjen në mënyrë të veçantë nëse bëhen megafona të rihapjes së kombinatit ,,Jugohrom”, duke u thirrur në të drejtat sociale të punëtorëve të këtij kombinati.

Edhe kontrabanduesit e drogës, vrasësit serik dhe kriminelë të tjerë, kanë ndoshta fëmijë dhe familje, nevoja dhe të drejta sociale, por gjithkund në botë i vuajnë dënimet për krimet e bëra!

Të punësuarit e mëparshëm në këtë kombinat le ta paditin në mënyrë kolektive qeverinë dhe punëdhënësin vendës (sepse pronarët e jashtëm janë fantomë, pjesë e krimit të organizuar ndërkombëtar) për dëmet e shkaktuara ndaj tyre, jo të kërkojnë hapjen e këtij kombinati vrasës në masë!

Kriminelët duhet ta marrin dënimin e merituar!

Zero tolerancë për vrasësit e të sotmes dhe të ardhmes tonë!

 

MOS HESHT, POR PROTESTO!

 

(17.11.2016)