Disa krisma janë dëgjuar para një restoranti në qendër te Shkupit, njofton policia. Aksidenit ka ndodhur në rrugën “Plamiro Toljati” mbrëmë në ora 1 30 pas mesnate. Bëhet fjalë për personin me iniciale S.M. (28) nga Shkupi, i cili për shkaqe ende të panjohura ka shtënë me revole disa herë në ajër. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes ku ka gjetur gjashtë gezhoja plumbi.