Është një nga vajzat shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale. Pelqimet dhe komentet janë të shumta. Gjithashtu edhe komplimentet. Por pse nuk po e shohim më shumë bionden seksi, në një emission televizion, ose në një projekt tjetër?

krf

Kristin Prengaj, modelja 19-vjeçare ka tërhequr vëmendjen me tiparet e saj dhe trupin më përmasa ideale. Sidomos pas pjesëmarrjes në reklamën e emisionit “Xing me Ermalin”, të gjithë prisnin se biondja do të shfaqej çdo të shtunë në krah të tij, por nuk nodhi kështu.

Në një intervistë për “Panorama, Kristina ka shpjeguar më mirë rolin e saj në showbiz-in shqiptar. “Jam 19 vjeç dhe nuk synoj famën, por thjesht bëj atë që dua”, ka thënë ajo. Përveç botës së modës, Kristin është përballur edhe me oferta nga fusha të ndryshme, por arsyeja e vetme që ajo nuk ka rënë dakord me asnjë prej tyre kanë qenë pagat e pakënaqshme.

pren