Rikthimi i Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike është i padëshiruar jo vetëm nga amerikanët, por nuk mirëpritet as nga gjermanët e partisë simotër në Gjermani. Por, dy ditë nga marrja e drejtimit të partisë, Berisha u përpoq të minimizonte qëndrimet e deputetit CDU/CSU të Gunther Krichbau.

“Keqardhje që një deputet i Bundestagut, i CDU/CSU i lejon vetes ose mendon se mund te ndërhyjë ne një proces te lire të një partie simotër, ftoj Krichbraum të ndërmarre një hetim ne te gjitha arkviat e shtetit te tij nëse gjen një fakt një proces te vetme per te faktuar ate shpifje dhe trillim te mafies se Soros dhe te Edi Rames.“- tha Berisha.

Gunther Krichbau paralajmëroi se me rikthimin e Sali Berishës Partia Demorkatike do izolohej edhe nga partneret europiane pasi do vihej në pikëpyetje anëtarësimi i saj ne familjen e partisë popullore europiane. Keto qëndrime prodhuan edhe reagimin e Gazment Bardhit, i cili mesazhin e tij me shume sesa për ish kryetarin që kërkon të rikthehet, e kishte për demokratet.

“Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestagun gjerman, dhe një mik dhe zë mbështetës i PD për shumë vite, ka bërë të qartë se: nëse PD dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit, duhet të mos kthehet tek e shkuara. Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës.”- tha Bardhi

Reagimin e tij Gazment Bardhi e shoqëroi edhe me raportin e parlamentit europian per vitin 2021, i cili ka mbështetur sanksionet e Shteteve te Bashkuara te Amerikës për personat e shpallur nongrata për korrupsion madhor dhe i ka bërë thirrje Bashikimit Europian që të ndërmarrë të njëjtin akt .