“Dje Ivanka ka thënë diçka që e konsideroj dëshpëruese. Ajo ka thënë se ndryshimet apo ndikimin më të madh që mund ta bëj në botë, do ta bëj prapa dyerve të mbyllura”.

Scarlett Johansson ka qenë tepër e zëshme politikisht që prej zgjedhjes së Donald Trumpit si president amerikan. Ajo tani ka shënjestruar vajzën e madhe të presidentit, Ivanka Trump, që nuk ka qenë mjaftueshëm e zëshme për të përkrahur femrat në këtë vend.

 

Gjatë një interviste me rastin e mbajtjes së samitit “Tina Brown’s Women in the World Summit” në Nju-Jork, ajo ka folur rreth ndjenjave të saj rreth Ivankas vetëm tre javë pasi ajo e kishte portretizuar në emisionin “Saturday Night Live” me një parodi të reklamës së parfumit të quajtur “Complicit”.

“Nëse e merr një punë si avokate publike, atëherë duhet ta kryesh atë punë në mënyrë publike. Dje Ivanka ka thënë diçka që e konsideroj dëshpëruese. Ajo ka thënë se ndryshimet apo ndikimin më të madh që mund ta bëj në botë, do ta bëj prapa dyerve të mbyllura. Me këtë askush nuk mund ta dijë se ajo e ka bërë atë ndryshim. Kjo është e papranueshme”, ka deklaruar ajo.

Aktorja e filmit “Ghost in the Shell” me këtë iu ka referuar deklaratës së Ivankas gjatë intervistës me Gayle King, ku kishte deklaruar: “Mendoj se për ndikimin më të madh që do ta kem në të ardhmen njerëzit as që do ta kuptojnë këtë”.

Scarlett në fund ka thënë se është befasuar me qëndrimin e fundit të Ivankas, pasi në të kaluarën ajo ka qenë mjaft e zëshme, inteligjente dhe e angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të grave.