Një krizë politike-ekonomike që ka nisë të përfolet shumë, është ajo që e ka kaplua Maqedonin si Shtet, ku pas zgjedhjeve të “lira”, edhe pas dy muaj nuk kemi qeveri, ku sotë Maqedonis i rezikohet coptimi, destabilizim, luft qytetare dhe lloj lloj skenare të erta. Kriza e madhe e muajve të fundit, ndërkohë që Maqedonia gjendet nën monarki, që si objektiv të saj, me sa duket, kishte arritjen e normalitetit, përsa i përket ecurisë ekonomike-politike si dhe përmirësimit institucionalo-administrativ, duke mbajtur parasysh gjithë kompleksitetin e rrethanave të kohës, qoftë atë të jashtëm, edhe atë të brendshëm.

Ndërkohë që Maqedonia po zhytej në fanatizmin e principeve komuniste, si në ekonomi, ashtu edhe në politikë, principe këto të aplikuara, sa qesharake, aq dhe të çuditshme. Ndërsa në harkun e moshës së një gjenerate, në një botë të globalizuar, ku inovacioni teknologjik ka njohur një progres të pakrahasueshëm me shekuj të tërë të shoqërisë së njerëzimit. Në një botë ekonomikisht të ndërvarur, ku shpejtësia e informacionit i ndërlidh kontinentet e rajonet në mënyrë të menjëhershme me njëri-tjetrin. Në Maqedoni ende flitet për ndarje dhe destabilizim.

Në momentin kur bëhej gjithnjë e më shumë e besueshme se kompleksiteti ekonomik po kapërcente edhe kapacitetet bashkëkohore, u shfaq kriza politike, nga vetë Kryetari i Shtetit, pra në një mënyrë të paparashikuar u prodhua e kundërta e asaj që ishte predikuar. Politika-ekonomike, e ngjashme në vija të trasha me ato të Ballkanit, mbështetet kryesisht jo mbi industrinë apo ekonominë financiare, por mbi shërbimet, bizneset e vogla e të mesme, turizmin, eksportin deri diku, pjesërisht bujqësinë, si dhe remitancat e emigrantëve ndër më të lartat në rajon, por që kanë shënuar një ulje progresive në tri vitet e fundit të krizës. Shteti, nënkuptohet, së bashku me shpurën e strategëve dhe mendimtarëve si pjesë e tij, do të duhej të elaboronin modelin e ri ekonomik financiar, metoda që duhet gjetur jo për të prezervuar ekonominë e vjetër, po për të rilançuar ekonominë e re. Maqedonia nuk ka pasur kurrë parti politike moderne në nivelin e Europës Perëndimore dhe Qendrore. Partitë maqedone kanë qenë përgjithësisht pro Ruse, kanë qenë parti kafeneje të organizuar rreth një individi karizmatik.

Ivanovi dhe Gruevski janë pararendës në fatkeqësinë e sotme të Maqedonis, politikan cinik, të cilët, në vend që ta përdotin ndihmën nga BE, për të krijuar një administratë të sukseshme, ata krijoi një shtet social të vështirë për t’u mbajtur. Maqedonia sot është një vend me institucione të këqija, ku shumë pak paguajnë taksa nga ata që duhet të paguajnë, dhe meritokracia është e mangët. Kultura politike maqedone nuk është plotësisht perëndimore, e pse duhet të jetë ekonomia? Misioni i mbajtjes së vendit dhe afrimit ka BE, që do ta ngjiste atë në një etapë tjetër dhe do ta afronte atë me një mjedis politik si dhe ekonomiko-financiar me rregulla më të përsosura, sa më larg krizës, si dhe duke ristimuluar rritjen ekonomike, i bie shtetit, me një fjalë, qeverisë, konceptimi dhe përpilimi i strategjisë së zhvillimit të Maqedonis në vitet e ardhshme. Premisat e zhvillimit mund të jenë: a- Forcimi, nëpërmjet rregullave të ndershme, të hapësirës së lirisë ekonomike-politike. b- Zhvillimi, duke përfshirë edhe sektorin industrial në përputhshmëri me kapacitetet e vendit, i aktiviteteve prodhuese duke rritur nivelin e jetës së qytetarit, dhe jo ato që zmadhojnë rrezikun dhe pabarazinë sociale. c- Dhe më thelbësorja: dhënia e një prioriteti të veçantë i zhvillimit të informatikës, internetit së bashku me fushën e gjerë të bioteknologjisë.

Cilësia e shkollimit është një element i rëndësishëm, sepse një popullsi e pajisur me një nivel të lartë arsimimi është motor fundamental i rritjes ekonomike. Në kohët moderne, forca afatgjate e një shoqërie varet tashmë nga vënia në zbatim e një sistemi performant të të përvetësuarit të teknologjisë, pa të cilin të gjitha llojet e fuqisë dhe vitalitetit ekonomik janë të destinuara të dështojn.

Selim Iljazi