Kroacia e bllokon hapjen e kapitullit 26, ndërsa kryeministri serb Aleksandar Vuçiq paralajmëron se do ta braktisë Brukselin dhe nesër nuk do të marrë pjesë në Konferencën ndërqeveritare nëse Kroacia nuk e tërheq bllokimin për vendin e tij, transmetoi TV serbe “Përva Televizija”.

Kryeministri Vuçiq sot udhëton për në Bruksel, dhe nëse me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të Jashtme Frederika Mogerini nuk arrin marrëveshje për zhbllokimin e negociatave, ai që sonte do ta braktisë Brukselin dhe nuk do të marrë pjesë në konferencën e nesërme ndërqeveritare, në të cilën do të shqyrtohet hapja e kapitullit, njoftoi telefonizoni, transmeton Tanjug.