Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin çmimet e shitjes me pakicë të ЕUROSUPER BS-95, ЕUROSUPER BS-98, ЕURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) mbeten në të njëjtin nivel me javën e kaluar.

Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 do të jetë 60.50 (denarë/litër), ndërsa i EUROSUPER BS-98 62.50 (denarë/litër).

Çmimi i dizeli do të jetë 49.50 denarë për litër.

Çmimi i vajrave ekstra të lehta do të jetë 49.50 denarë për litër.